Riformatimi prek vetëm dy-tri ministri

9:14 / 27.03.2013

Kryeministri Hashim Thaçi ndodhet nën presionin e zëvendësit të tij në ekzekutiv, Behgjet Pacolli, për të bërë brenda javës riformatimin e Qeverisë. Por në Partinë Demokratike (PDK) të Thaçit kanë thënë se ndërrimet në Qeveri nuk përbëjnë një prioritet momental.

Një burim i gazetës “Koha Ditore”, brenda PDK-së ka treguar të martën se Kabineti qeveritar nuk do të pësojë ndonjë ndryshim pa u përmbyllur cikli i dialogut politik për veriun e Kosovës, që pritet të ndodhë në javën e parë të prillit. Ai ka treguar edhe për ndryshimet që nuk do të jenë “dramatike”.

Do të jenë dy ose tri ndryshime. Këtë e ka arsyetuar me faktin se pak njerëz ka që janë të interesuar të bëhen ministra për një periudhë rreth 1-vjeçare, kur edhe përfundon mandati i rregullt i kabinetit Thaçi II. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.