Rigjykim edhe për 6 pjesëtarët e tjerë në rastin “Kleçka”

15:58 / 11.12.2012
Arben Krasniqi, Behlul Limaj, Refki Mazreku, Sabit Shala, Shaban Shala dhe Besim Shurdhaj, janë rikthyer në rigjykim edhe pse në mars të këtij viti ishin shpallur të pafajshëm.

Pas Fatmir Limajt dhe tre bashkëluftëtarëve të tij, Gjykata Supreme ka rikthyer në rigjykim edhe 6 pjesëtarët e tjerë të përfshirë në rastin “Kleçka”, të akuzuar për krime të luftës kundër popullatës civile dhe robërve të luftës, raporton gazeta “JNK”.
Kjo pasi, një trup gjykues i ka shpallur të pranueshme dëshmitë e Agim Zogajt, i njohur si “Dëshmitari X”.

Pas kërkesës nga ana e Prokurorisë, një gjykatës i procedurës paraprake nga Gjykata e Qarkut pritet që sot, pas orës 16, të caktojë masën e paraburgimit për gjashtë të akuzuarit. Të pandehurit, po mbahen në arrest në lokalet e Gjykatës Supreme.

Më 20 nëntor, Gjykata Supreme e pranoi ankesën e prokurorisë ndaj aktgjykimit lirues për Fatmir Limajn dhe tre bashkëluftëtarëve të tij, Naser Krasniqi, Nexhmi Krasniqi dhe Naser Shala, në rastin Kleçka, duke e kthyer rastin në rigjykim.

Të katërtit tashmë ndodhen në paraburgim.

Në arsyetim, kryetari i kolegjit, Gerrit-Marc Sprenger, kishte thënë se Gjykata e Qarkut i ka përzier pranueshmërinë, qëndrueshmërinë dhe besueshmërinë e deklaratave të dëshmitarit X. I njëjti arsyetim është dhënë edhe për pjesën tjetër të grupit.

Gjykata Supreme i ka konsideruar si të pranueshme deklaratat dhe ditarin e dëshmitarit kryesor, Agim Zogaj, i njohur si X. Zogaj u gjet i vdekur më 27 shtator 2011, në Duisburg në Gjermanisë.

Sipas gjykatës, mbrojtja ka pasur mundësinë ta pyesë dhe ta ballafaqojë dëshmitarin me atë çka ka deklaruar para prokurorit, edhe pse mbrojtja nuk i ka pasur të gjitha provat. “Mbrojtja ka bërë më shumë se 1000 pyetje gjatë ditëve të tëra”, tha Sprenger.

Gjykata, po ashtu, tha se Zogaj nuk ka nënshkruar çdo fletë të dëshmive të tij, porse prokuroria në fund i ka lexuar dëshmitë dhe ai në fund është nënshkruar.

Më 30 mars, një kolegji i përbërë nga gjykatës të EULEX-it dhe vendas, kishte vendosur që rasti kundër Fatmir Limajt, Naser Krasniqit, Nexhmi Krasniqit dhe Naser Shalës, të veçohej dhe të vazhdonte gjykimi kundër tyre.

Kurse të pandehurit e tjerë, Arben Krasniqi, Behlul Limaj, Refki Mazreku, Sabit Shala, Shaban Shala dhe Besim Shurdhaj, u shpallën të pafajshëm në të gjitha pikat që ata akuzoheshin. Pikat me të cilat prokuroria i kishte ngarkuar ishin krime të luftës kundër popullatës civile dhe robërve të luftës.

Ky vendim ishte marrë me arsyen se prokurori nuk e ka arsyetuar veç e veç se për çka ata akuzohen dhe për çka ata duhet të dënohen. Kolegji ka vlerësuar se ekzistojnë prova që procesi të vazhdojë dhe që për këto prova mbrojtja mund të ketë mundësi t’i ballafaqojë.

Më pas më 2 maj, kolegji me aktgjykim shpalli të pafajshëm, në të gjitha pikat e aktakuzës, edhe katër të pandehurit e tjerë, për shkak të mungesës së provave.

Por, rasti tash kthehet tërësisht në rigjykim, pas ankesës së prokurorit Maurizio Salustro. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
11:19 / 24.05.2013
Avril Lavigne

Avril Lavigne theu barrierat për albumin e ri

Këngëtarja amerikane, Avril Lavigne, ka thyer barrierat e saj emocionale për albumin e saj të ri, që këmbëngul se e ka s...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
11:58 / 24.05.2013

Qerimi shpërblen “Altima”n me 825 mijë euro

Kryeshefi ekzekutiv i Postës dhe Telekomit të Kosovës Ejup Qerimi, ka shpërblyer kompaninë kroate “Altima”, me të cil...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.