Rigjykohet për herën e tretë Grupi i Llapit

22:07 / 26.02.2013

Më 25 mars do të nisë rigjykimi i Grupit të Llapit, i treti në 10 vjetët e fundit për këtë rast. Latif Gashi dhe Rrustem Mustafa nga PDK-ja, bashkë me Nazif Mehmetin akuzohen për krime kundër popullatës civile në periudhën tetor 1998 – prill 1999.

Në një seancë përgatitore, kryetari i trupit gjykues ka thënë se tri seancat në fund të muajit mars dhe gjashtë të tjera në muajin prill mund të jenë të mjaftueshme për të përfunduar tërësisht shqyrtimi kryesor, transmeton KTV.

Gjykatësi gjithashtu ka kërkuar nga prokurori dhe pala mbrojtëse që të paraqesin argumentet e tyre nëse duhet të vazhdohet me Kodin e ri apo të vjetër të Procedurës Penale. Prokuroria ka qenë e mendimit se gjykimi mund të zhvillohet në bazë të Kodit të vjetër, por të kundërtën e thotë mbrojtja.

Me vendim të vitit 2011 të Gjykatës Supreme të Kosovës ishte anuluar vendimi i Gjykatës së Qarkut, për çka edhe është kthyer ky rast në rigjykim. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.