Rikthim në pikën zero

9:23 / 22.02.2012
Përfaqësimi i Kosovës nën ombrellën e Rezolutës 1244 do t’i shkaktojë vendit dëme të jashtëzakonshme, mendojnë ekspertët e marrëdhënieve ndërkombëtare, njohësit e Kushtetutës dhe analistët politikë. Sipas tyre, implementimi i fusnotës, përkatësisht Rezolutës 1244, do ta hedhë Kosovën në “fund të pusit”.

Njohësi i të drejtës kushtetuese, Korab Sejdiu, thotë se fusnota nënkupton rikthim mbrapa, që, sipas tij, Kosovën e kthen në një status neutral (siç e ka njohur Rezoluta 1244) dhe jo me status të cilin e ka momentalisht, pra shtet i pavarur.

Politologu Labinot Greiçevci thotë se propozimi dhe pranimi i përfaqësimit të Kosovës nën Rezolutën 1244 do t’i japë mundësi të jashtëzakonshme politikës serbe që të propagandojë kundër pavarësisë së Kosovës.

Nga ana tjetër, eksperti për çështje juridike-kushtetuese, Riza Smaka, thotë se fusnota vjen në kundërshtim me nenin 1, paragrafin 1 të kushtetutës së Kosovës, i cili thotë: “Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik dhe i pandashëm”.

Ndërsa, analisti Shkëlzen Gashi thekson se dëmet që po i bëhen Kosovës burojnë nga Deklarata e Pavarësisë, që me “virtytet e paqartësisë”, e bën të jetë “deklaratë e varësisë”. /Telegarafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
 
 
Magazina
10:22 / 17.05.2012
Genta Ismajli

Genta Ismailji bashkëpunim me Dj Blunt

Këngëtarja Genta Ismajli do të vijë në bashkëpunim kësaj radhe me DJ kosovar DJ Blunt.
Teknologji
10:53 / 17.05.2012
Rënie e dërgesave të kompjuterëve në Evropën Perëndimore

Rënie e dërgesave të kompjuterëve në Evropën Perëndimore

Sipas të dhënave të cilat i ka grumbulluar kompania Gartner, dërgesat e kompjuterëve personal në Evropën Perëndimore gj...
Ekonomi
11:05 / 17.05.2012

Kina rrit kërkesën për ar

Kërkesa kineze për ar ka arritur një rekord të ri në tremujorin e parë të vitit 2012, bën të ditur Këshilli Botëror ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.