Rober Cooper tashmë është pensionuar

9:05 / 4.09.2012
Nga tre protagonistët kryesorë të dialogut “teknik“ mes Kosovës dhe Serbisë (apo dialogut “Beograd - Prishtinë“ siç e quan BE-ja) dy tashmë nuk janë formalisht në postin që kanë pasur deri me tash.

Ish-shefi i delegacionit të Serbisë Borko Stefanovic është deputet në Kuvendin e Serbisë, ndërsa, siç kemi mësuar nga burimet e BE-së, Robet Cooper, tashmë është në pension, shkruan të martën “Koha Ditore”.

Nuk dihet vetëm roli i Edita Tahirit dhe statusi i saj i deritashëm si shefe e delegacionit të Kosovës për dialog.

Diplomati britanik Rober Cooper, i njohur si “lehtësues” në dialogun e deritashëm mes Kosovës dhe Serbisë, ka dalë në pension dhe nuk punon më formalisht si zyrtar i BE-së. Është përfolur për ndonjë post të tij në Mianmar (Burma), megjithëse nga burimet e BE-së thuhet se ai është “në pension dhe është larguar nga Brukseli“.

Por diplomatët në BE nuk përjashtojnë mundësinë që baronesha Ashton të kërkojë “shërbimet e tij“ si këshilltar në ndonjë angazhim të saj në dialogun Kosovë - Serbi.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, në atë kohë pa asnjë përvojë rreth Ballkanit e Kosovës, ia kishte besuar Robert Cooperit rolin që në emër të BE-së të ndërmjetësojë mes Kosovës dhe Serbisë në një dialog i cili thuhej se do të zgjidhte një varg problemesh praktike dhe teknike mes Prishtinës dhe Beogradi dhe në këtë mënyrë të kontribuonte në “përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve”.

Aktualisht, në BE jo vetëm se mendojnë se ky dialog ka qenë i suksesshëm, por e përmendin atë si njërin ndër sukseset më të mëdha që ka pasur Bashkimi Evropian në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
13:39 / 20.05.2013

Edicioni I 11-të i Video Festit Muzikor po afrohet!

Me 4 Qershor në Sallën 1 Tetori do të mbahet Edicioni i 11-të i Video Festit Muzkor 2013.
Teknologji
13:04 / 20.05.2013
Jolla përgatit modelin e parë të telefonit me Sailfish OS,

Jolla përgatit modelin e parë të telefonit me Sailfish OS,

Kompania e famshme finlandeze, Jolla së fundmi ka lëshuar një lajm të rëndësishëm në tregun lokal: çmimet dhe karakter...
Ekonomi
11:41 / 20.05.2013

Arbitëra me renome ndërkombëtare në listën e Tribunalit të Arbitrazhit

Tribunali i Përhershëm i Arbitrazhit pranë Odës Ekonomike të Kosovës njofton se lista e arbitërve të TPA është pasuru...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.