Rojet studentëve: “A jeni normalë a lopë”!?

18:01 / 25.10.2012
Studentët e Universitetit të Prishtinës presin me orë të tëra pranë administratës për të kryer shërbimet studentore. Një fat të tillë kanë edhe të sapo diplomuarit, të cilëve iu përplasët dera. Madje, ndaj tyre thuhen edhe fjalë fyese.

Sipas një videoje të siguruar nga Kosovapressi, radha e studentëve që presin para administratës për të marrë diplomat e studimit, por edhe certifikatat dhe shërbime tjera, është shumë e gjatë, kurse orari në këtë administratë është shumë i shkurtër.

Ata punojnë nga ora 09.00 deri në 12.00, e pastaj pushojnë dy orë, për tu kthyer në 14.00 dhe vazhdojnë punën deri në ora 15.00.

Në video, po ashtu, shohim një pjesëtar sigurimi i cili mbyllë derën, duke pyetur studentët se a janë “normal dhe a janë lopë apo çka janë”. /Telegrafi/

 

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Kosovapress
Foto: Kosovapress
 
 
Magazina
0:45 / 21.05.2013
The Doors

Ndërron jetë Ray Manzarek, njëri nga themeluesit e “The Doors”

Njëri nga themeluesit e bendit legjendar “The Doors”, Ray Manzarek, ka ndërruar jetë në moshë 74-vjeçare.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
18:10 / 20.05.2013

Ekspert Kosovar prezent në Balkan Venture Forum 2013

Pavarësisht se në listen e 36 kompanive të përzgjedhura që do të marrin pjesë në garën e veçantë në kuadër të ko...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.