Romët, ende pa strehë

13:18 / 4.02.2012
Avokati i Popullit, Igli Totozani, në ditën e katërt të dyndjes së komunitetit rom në ambientet e institucionit, bën thirrje për gjetjen e një zgjidhjeje të përshtatshme për situatën në të cilën ndodhen familjarë të këtij komuniteti.

“Ne po punojmë bashkërisht me Bashkinë, Ministrinë e Punës, për të gjetur një sistemim dhe një banesë të përhershme për këta qytetarë të Shqipërisë. Kemi një ndihmë të madhe nga organizata ndërkombëtare, qoftë për ushqime dhe ilaçe. Ministria e Shëndetësisë ka qëndruar në gatishmëri”, u shpreh Totozani, transmeton “BalkanWeb”.

Qeveria një ditë më parë tha se një repart ushtarak pranë Sharrës do të vihet ne dispozicion për strehimin e komunitetit rom. Ministria e Punës deklaroi se ambienti do ishte gati pas një muaji dhe në të mund te strehohen rreth 100 familje.

Totozani e cilësoi propozimin e qeverisë për strehimin e romëve si një zgjidhje jo të studiuar mirë. Pasi e ka vizituar vetë godinën ish ushtarake në Kombinat, Totozani u shpreh se objekti është totalisht i amortizuar dhe si i tillë nuk ofron as kushtet minimale për jetesë.

Më 1 shkurt, rreth 50 fëmijë, gra, të moshuar dhe burra nga komuniteti rom, kanë ngritur çadrat në ambientet e institucionit të Avokatit të Popullit. Qëllimi i tyre është gjetja e një mënyre për strehim. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
 
 
Magazina
10:22 / 17.05.2012
Genta Ismajli

Genta Ismailji bashkëpunim me Dj Blunt

Këngëtarja Genta Ismajli do të vijë në bashkëpunim kësaj radhe me DJ kosovar DJ Blunt.
Teknologji
10:53 / 17.05.2012
Rënie e dërgesave të kompjuterëve në Evropën Perëndimore

Rënie e dërgesave të kompjuterëve në Evropën Perëndimore

Sipas të dhënave të cilat i ka grumbulluar kompania Gartner, dërgesat e kompjuterëve personal në Evropën Perëndimore gj...
Ekonomi
11:05 / 17.05.2012

Kina rrit kërkesën për ar

Kërkesa kineze për ar ka arritur një rekord të ri në tremujorin e parë të vitit 2012, bën të ditur Këshilli Botëror ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.