Romney në avantazh (Video)

20:55 / 6.10.2012
Presidenti amerikan Barak Obama ka mbetur prapa për dy pikë, në krahasim me kandidatin republikan për president, Mitt Romney, thotë hulumtimi i fundit i opinionit në SHBA. Republikani Romney, po të mbaheshin sot zgjedhjet, do të mund të llogariste në 49 për qind të votave, përderisa demokrati Obama në 47 sosh. Vetëm dy për qind e votuesve amerikanë janë të pavendosur se për kë nga këta do të votojnë, ndërsa 2 për qind do të votonin për dikë tjetër.

Sondazhi u zhvillua një ditë pas debatit elektoral ku Obama, sipas shumë opinioneve, kishte një prej paraqitjeve të tija më të dobëta. Para debatit në Denver, Obama “ikte” me dy për qind para, ndërsa tash situata është e kundërta. Romney ishte thjesht më i fuqishëm e më i vendosur në fjalimin e tij.

"Gjatë debatit, Romney paraqiti një numër më të madh propozimesh konkrete, ndërsa arriti të prezantohet se nuk është ndryshe nga një njeri i rëndomtë”, ishte reagimi i analistëve të CNN-it dhe “Fox News”.

Obamas nuk i ndihmoi gjë fakti se pas debatit e ka akuzuar Romneyn se nuk e ka folur të vërtetën gjatë konfrontimit të tyre.

Është interesante të theksohet se gjatë debatit, votuesit në Twitter i kanë avantazh Romneyt, i cili e “mbështeti për muri” Obaman, duke mos i dhënë mundësi as të mbrohet ashtu si ai donte. Disa ekspertë thonë se Obama mund të ketë pasur vetëm një ditë e keqe, por të tjerët argumentojnë se pikërisht gjatë debatit ishim dëshmitarë të ndryshimeve në garën zgjedhore amerikane.

Hulumtimet i kryer nga agjencia Rasmussen ka dëshmuar se Obama ka mbështetjen e 88 për qind të demokratëve, derisa Romney e ka mbështetjen e 89 për qind të republikanëve, gjë që tregon se të dy kandidatët dy megjithatë kanë mbështetje solide në bazë. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
13:10 / 21.05.2013
Alban Dudushi

Dudushi kërkon divorc

Alban Dudushi ka vendosur të shkëputet edhe ligjërisht nga bashkëshortja e tij tashmë e larguar, Nigda Dako.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
13:29 / 21.05.2013

Për arsye politike Kosova nuk ka kod telefonik

Për shkak të arsyeve politike Kosovë e shfrytëzojnë prefiksin e Sllovenisë dhe Serbisë, kështu u tha të martë në hap...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.