Romney pranon nominimin republikan
Mitt Romney ka pranuar zyrtarisht nominimin e Partisë Republikane për të garuar në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara, kundër presidentit aktual, Barack Obama.Gjatë fjalimit të tij në Konventën e Tampas, Romney tha se Obama ka dështuar të mbajë premtimin për shpresë dhe ndryshim.
Ai e ka cilësuar veten si shpresën më të mirë për të ngritur ekonominë amerikane. Siç njofton Rel, ai ka thënë se premtimet e Obamës katër vjet më parë “i kanë hapur rrugë zhgënjimit dhe ndarjes”.
Fjalimi i ish-guvernatorit të mMssachusetts është ndjekur nga dhjetëra miliona teleshikues.
Zgjedhjet presidenciale në SHBA mbahen më 6 nëntor. /Telegrafi/