Rrahje masive në Therandë, arrestohen 12 të dyshuar

15:48 / 3.08.2012
Polica rajonale në Prizren ka njoftuar të premten për një rrahje masive që ka ndodhur një ditë më parë në qytetin e Therandës, për çka janë arrestuar 16 persona të dyshuar.

Në njoftimin e policisë thuhet se tash për tash, policia nuk ka informacione të konfirmuara se si ka ardhur gjerë të pjesëmarrja në rrahje.

“Në orët e pasdites, në rrugën ‘Skënderbeu’ në Therandë, ka ndodhur një mosmarrëveshje në mes fqinjëve, e cila ka eskaluar në rrahje masive ku janë përdorë mjete të forta dhe mjete të mprehta që për pasojë ka pasur tetë persona që kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Prej tyre, dy janë dërguar në QKUK për shkak të natyrës së lëndimeve (njëri më vonë është liruar) ndërsa tre të tjerë mbesin në Spitalin Rajonal të Prizrenit”, ka thënë zëdhënësi rajonal i policisë, Hazir Berisha, duke shtuar se patrulla policore, policë hetues dhe Njësiti special operativ kanë dalë në vendin ngjarjes dhe kanë arrestuar 16 të dyshuar, njofton “Zëri”.

“Më vonë, me urdhër të prokurorit, katër persona janë liruar ndërsa 12 të tjerët janë ndaluar nën masën e arrestit policor”, ka theksuar toger Berisha, sipas të cilit gjatë bastisjeve që ka kryer policia, janë sekuestruar pesë pushkë gjuetie të kalibrit 16 mm, prej tyre tri të prodhimit rus një jugosllave dhe një turke. Janë sekuestruar edhe 79 fishekë të pushkës së gjuetisë”. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
1:30 / 20.06.2013
Tuna

Shkëlqen zogu... (Video)

Pas pritjeve të gjata, është publikuar kënga e re me videoklip nga dy të dashuruarit më të përfolur të estradës, Tuna...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.