Rrahje në gjyq
Gjatë një seance gjyqësore në Elbasan ka ndodhur një incident. Avokati i një çështje civile është konfliktuar me gjykatësin, verbalisht dhe fizikisht. Avokati në fjalë është Bujar Dyrmishi, ndërsa gjyqtari Xheladin Karkini.Edhe pse nuk dihen ende shkaqet e këtij konflikti që çoi deri në përballje fizike, mësohet se grupi i gatshëm i gjykatës së Elbasanit ka bërë shoqërimin Dyrmishit në polici.
Pas ngjarjes në Gjykatën e Elbasanit janë ndërprerë për 90 minuta të gjitha seancat. /Telegrafi/