Rrënohen 27 përmendore të varrezave serbe në Kllokot

22:21 / 20.01.2013
Në varrezat ortodokse serbe në fshatin Kllokot afër Vitisë janë rrënuar 27 përmendore mbi varreza, njofton radioja serbe nga Kosova, KiM.

Sipas njoftimit, në varreza gjenden pjesëtarët e Policisë së Kosovës të cilët po e bëjnë hetimin e ngjarjes. Kreu i Komunës së re të Kllokotit, Sasa Mirkovic, i cili jeton në afërsi të këtyre varrezave, deklaroi se është i shokuar me këtë akt vandal.

Informatën e ka konfirmuar edhe drejtori i radios lokale të Kllokotit, Nikola Stolic, i cili tha se “ka informata për rrënimin e varrezës” dhe se atje gjendet policia.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar ashpër edhe Zyra për Kosovë e qeverisë së Serbisë, e cila ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që sa më parë t’i zbulojë dhe ndëshkojë aktorët e këtij akti vandal, transmeton Koha Net.

Siç dihet, sot në Preshevë, pikërisht qeveria serbe i dha urdhër xhandarmërisë së saj që të heqë nga lapidarin përkujtimor të dëshmorëve të UÇPMB-së, dhe ka mundësi që ky akt të jetë një lloj hakmarrje për atë që ndodhi në Preshevë.
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
11:04 / 22.05.2013
Jennifer Aniston

Aniston ka qarë për Jolien

Jennifer Aniston raportohet se ka qarë kur ka dëgjuar për largimin e dyfishtë të gjinjve të Angelina Joliet dhe tash dës...
Teknologji
11:12 / 22.05.2013
IBM të lansojë Watson, rivalin e rrezikshëm të Siri dhe Google Now

IBM të lansojë Watson, rivalin e rrezikshëm të Siri dhe Google Now

Verën e kaluar, prodhuesi i famshëm i pajisjeve elektronike, IBM pati folur për ri-fokusim të kompjuterit të saj inteligje...
Ekonomi
10:52 / 22.05.2013
Foto: Arkiv

Pulat e Fushë Kosovës!

Komuna e Fushë Kosovës ka investuar në “kultivimin” e pulave vojse. Në fillim të javës së ardhshme kjo komunë do t'...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.