Rreth 85 të vdekur nga sulmi në jugperëndim të Pakistanit

19:25 / 17.02.2013
Numri i të vdekurve është rritur në 85 nga një sulm me bombë të shtunën në një treg në buzë të Quetta, në Pakistanin jugperëndimor. Policia tha se numri i të plagosurve ishte më i madh se 200.

Shumë viktima ishin shiitë të Hazara-s. Lashkar-E-Jhangvi, një grup suni, është konsideruar përgjegjës për sulmet. Drejtuesit e Partisë Demokratike Hazara (HDP) i kanë dhënë qeverisë 48 orë për të kapur Lashkar-e-Jhangvi, transmeton Rel.

HDP tha se pas përfundimit të afatit, komuniteti Hazara do t'i fillojë protestat anembanë botës. Shi'itët kanë qenë të sulmuar gjithnjë nga grupet militante, të cilët i shohin ata si heretikë dhe jo-myslimanë në këtë vend të dominuar nga myslimanët suni.

Shumë prej shiitëve në Quetta, duke përfshirë të sulmuarit e së shtunës, janë pjesë e Hazaras, një grup etnik që emigruan në Pakistan nga Afganistani, më shumë se një shekull më parë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:19 / 21.05.2013
Zach Galifianakis, Foto: Getty Images

Galifianakis fton një të pastrehë në premierën e filmit

Komiku Zach Galifianakis ka bërë një gjest mjaft tërheqës në premierën e filmit “The Hangover Part III” në Los Ange...
Teknologji
0:14 / 22.05.2013
Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Të gjithë e dinë se aksionet e Apple janë duke teposhtëzen gjatë disa muajve të fundit, por a është kjo rënie duke nd...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.