Rrëzohet aeroplani në Nepal, 19 të vdekur

9:08 / 28.09.2012
Policia në Nepal bën të ditur se një aeroplan i nisur për rajonin e Everestit u rrëzua në kryeqytet, me 19 pasagjerë në bord të cilët mendohet se kanë vdekur.

Aeroplani, pjesë e kompanisë Sita Air, u pa të binte poshtë pak minuta pasi u nis nga Katmandu. Raportet thonë se aeroplani u rrëzua në brigjet e një lumi ndërsa ishte përfshirë më parë nga zjarri.

Gjashtëmbëdhjetë pasagjerë dhe tre personel ekuipazhi, ndodheshin në bordin e avionit dy motorësh.

Aeroplani ishte drejtuar për në Lukla, në rajonin e Everestit.

"Pilotët duket se janë përpjekur ta ulin në mënyrë të sigurt në brigjet e lumit, por për fat të keq aeroplani është përfshirë nga zjarri", ka thënë zëdhënësi i policisë, Binod Singh për agjencinë e lajmeve AFP.

Nacionaliteteve e pasagjerëve në bord nuk bëhen ende të njohur.

Aksidentet ajrore që përfshijnë avionë të vegjël nuk janë të rralla në Nepalin malor.

Në maj, 15 vetë u vranë kur një avion u rrëzua duke u përpjekur të ulej në një aeroport në veri të vendit. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:09 / 22.05.2013
Lyrical Son dhe Mc Kresha

Lansohet kënga e re e Kreshës, Lyricalit dhe Kaos

MC Kresha, Lyrical Son dhe Kaos kanë publikuar këngën e tyre të re, të titulluar “Sa Mirë Me Kon Une”.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.