Rritja e azilit rikthen vizat për Maqedoninë

14:36 / 8.10.2012
Propozimi i ministrit të Brendshëm bavarez dhe përfaqësuesit të Komisionit për Punët e Brendshme të Bundestagut gjerman për shqyrtimin e mundësisë për pezullimin e regjimit pa viza për shtetasit e Serbisë ka rëndësinë e vet, por është e rëndësishme të theksohet edhe se Gjermania, ose ndonjë vend tjetër i zonës Shegën nuk mund të aplikojë në mënyrë të njëanshme regjimin e vizave. Politika e vizave në BE zbatohet në nivel evropian, dhe në këtë rast kjo do të kërkonte procedura të gjata.

Por pyetja që shtrohet është nëse ajo do të kishte sukses. Ajo do të duhej të kalonte edhe nëpër Komisionin Evropian, i cili së pari duhet të dalë me një propozim për rifutjen e regjimit të vizave për Serbinë dhe Maqedoninë.

Atëherë për këtë do të duhej të sigurohej edhe shumica në Parlamentin Evropian (i cili është i njohur si një "mik i mirë" i regjimit pa viza) dhe për të duhet të votojnë edhe shtetet anëtare. Aktualisht nuk ka asnjë shenjë se dikush dëshiron të ndërmarrë një iniciativë të tillë në Bruksel ", vlerëson për Deutsche Welle drejtorja e "Lista e Bardhë e Shengenit" e Iniciativës Evropiane për Stabilitet, Aleksandra Stiglmayer.

Miratimi i të ashtuquajturës "Klauzolë e pezullimit", e cila do të miratohet herët apo vonë, do të lejojë futjen e regjimit të përkohshëm të vizave. Por futja e regjimit të vizave mund të ndodhë vetëm në rast se numri i azilkërkuesve nga Serbia dhe Maqedonia rritet në të ardhmen. "Aktualisht kemi një rënie të numrit të azilkërkuesve. Gjendja mund të ndryshojë shpejt por natyrisht numri vetëm mund të bie ende e jo të rritet", thekson Stiglmayer.

Komisioni Evropian në maj të vitit të kaluar doli me një propozim sipas të cilit shtetet anëtare mund të pezullojnë regjimin pa viza në rrethana të caktuara, duke përfshirë këtu edhe rastet e një fluksi të madh të azilkërkuesve. Ky propozim, sipas Stiglmayer, ka "ngecur" për shkak të mosmarrëveshjeve mes shteteve anëtare dhe Parlamentit Evropian.

Pas heqjes së regjimit të vizave, Serbia radhitej pas Afganistanit, Pakistanit, Irakut dhe Rusisë midis vendeve kryesore sa i përket numrit të azilkërkuesve në BE.

Ky numër nga 17.700 në vitin 2010 ra në 14.000 vitin e kaluar. Edhe pse nga Bashkimi Evropian bëhet thirrje për një angazhim më të madh të autoriteteve vendore, në Iniciativën Evropiane për Stabilitet thonë se shtetet anëtare të BE-së janë të vetëdijshme që Serbia dhe Maqedonia nuk mund të bëjnë shumë në këtë drejtim. "Bëhet fjalë kryesisht për romë të cilët vijnë në BE për të kërkuar azil dhe nuk është realiste të presësh nga Serbia dhe Maqedonia që ata të ndalohen që në kufijtë e tyre, sepse kjo do të përbënte diskriminim etnik", shpjegon Stiglmayer. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
9:55 / 20.06.2013
James Gandolfini

Ndërron jetë James Gandolfini

James Gandolfini, aktori i njohur më së shumti për rolin e bosit Tony Soprano në serialin “The Sopranos”, ka ndërruar ...
Teknologji
10:26 / 20.06.2013
Një Facebook Phone, prodhuar nga Samsung?

Një Facebook Phone, prodhuar nga Samsung?

Sipas disa raporteve të fundit thuhet se drejtori i Facebook, Mark Zuckerberg ka filluar bisedimet me Samsung për krijimin e ...
Ekonomi
9:37 / 20.06.2013

Çipsat nga Serbia futen me çmime dumping në Kosovë

Konkurrenca në treg veç tjerash ka për qëllim kryesorë sigurimin e çmimeve të favorshme dhe reale për konsumatorë. Nga...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.