Rrugët alternative në veri, nën kontrollin e KFOR-it
KFOR-i po i mban në kontroll rrugët alternative në veri të Kosovës, të cilat çojnë në drejtim të Rudnicës, duke anashkaluar pikën doganore në Jarinje.Përveç rrugës në Tresavë, KFOR-i është duke mbajtur të bllokuar edhe rrugën tjetër alternative, që kalon nëpër vendin e quajtur “Vrima e Ujkut”.
Sipas mediave serbe, përfaqësuesit ilegalë të Komunës së Leposaviqi nuk kanë arritur të bisedojnë me zyrtarë të KFOR-it, të cilët mbajnë nën kontroll rrugën në Tresave, transmeton koha.net.
Një transportues serb nga Leposaviqi, Dragan Pavlovic, u ka thënë medieve serbe se ushtarët e KFOR-it i fotografojnë dhe i kontrollojnë ata në të gjitha punktet që kanë vendosur.
“Nëse kjo situatë vazhdon, atëherë ne që jetojmë në veri të Kosovës jemi të rrezikuar edhe materialisht, por edhe për jetë”, ka thënë ai. /Telegrafi/