Rryma mbyti një 36-vjeçar në Zhegër
Një 36 vjeçar ka vdekur nga goditja e rrymës në fshatin Zhegër të Gjilanit, njoftoj policia. Edhe drejtori i spitalit Abdylatif Latifi tha se viktima Bajram Idrizi është sjellë në spitalin e Gjilanit pa shenja jete.Elmina Mahmuti komandante rajonale e policisë në Gjilan, ka thënë për rajonipress se viktima ka vdekur si pasojë e rrymës derisa ai ka qenë duke punuar në shtëpinë e tij.
“E dimë që viktima është i moshës 36 vjeçare dhe me të po merren organet hetuese” tha Mahmuti.
Kurse drejtori i spitalit rajonal të Gjilanit Abdylatif Latifi ka konfirmuar se viktima quhet Bajram Idrizi dhe është nga Zhegra.
Latifi tha se viktima është sjellë pa shenja jete në emergjencën e spitalit të Gjilanit./Telegrafi/