Rusia, ftesë për marrëveshje paqësore pas Luftës së Ftohtë
Rusia konsideron se Evropës i duhet një marrëveshje paqësore pas Luftës së Ftohtë. Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, gjatë fjalimit në Konferencën ndërkombëtare të sigurisë në Munih të Gjermanisë, ka thënë se shumë aleanca aktuale ende janë të orientuara kah betejat e Luftës së Ftohtë.Ai nuk e ka specifikuar me emër ndonjë aleancë, ndërsa ka thënë se Rusia mbetet e gatshme për të diskutuar për programet e mbrojtjes raketore me Shtetet e Bashkuara.
Sipas tij, Rusia vazhdon t’i kundërshtojë planet amerikane për vendosjen e sistemit mbrojtës raketor në Evropë, për shkak të shqetësimeve se sistemi i tillë mund ta dëmtojë arsenalin strategjik raketor të vjetruar të Rusisë. /rel/telegrafi/