Rusia furnizon me armë Malin dhe Sirinë

19:10 / 13.02.2013

Kreu i agjencisë eksportuese të armëve “Rosobornexport”, Anatoly Isaikin ka thënë se deri më tash në Republikën e Malit janë dërguar disa armë të lehta, ndërsa po vazhdojnë bisedimet për dërgimin e një sasie tjetër. Ai gjithashtu ka konfirmuar se Rusia vazhdon të furnizojë me armë edhe Sirinë.

Në javët e fundit, forcat ndërkombëtare të udhëhequra nga Franca kanë dëbuar kryengritësit e Al Qaedas, të cilët kishin pushtuar pjesën veriore të Malit.

Kombet e Bashkuara kanë thënë sot se po punojnë për një “strategji rajonale” për rajonin e Sahelit.

Siç transmeton REL, një përzierje e rrezikshme e ekstremizmit islamik dhe bandave kriminale thuhet se është duke nxitur trazira në këtë hapësirë.

Eksportuesi shtetëror i armëve të Rusisë ka thënë se Moska vazhdon të dërgojë armë në Siri dhe nuk e ka ndërmend të ndalojë, pavarësisht luftës civile në këtë vend.

Isaikin, ka thënë se dërgesat përfshijnë sisteme për mbrojtje anti-raketore dhe asgjë që mund të përdoret si armë sulmuese.

Ai po ashtu ka thënë se eksportet nuk shkelin ligjin ndërkombëtare ose rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Rusia, furnizuesi kryesor me armë i Sirisë, është kritikuar nga vendet e Perëndimit dhe ato arabe për mbështetjen e regjimit sirian.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se afro 70.000 njerëz kanë humbur jetën në gati dy vjet konflikt. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.