Rusia kërcënon me dëmtim raportesh me SHBA-në

21:32 / 13.08.2012
Rusia ka kritikuar ashpër sanksionet e reja të Shteteve të Bashkuara kundër Iranit, duke thënë se ato mund të dëmtojnë marrëdhëniet e Moskës me Washingtonin, nëse preken edhe kompanitë ruse.

Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë të shtunën masa për të ndëshkuar bankat, kompanitë e sigurimeve dhe transportuesit që ndihmojnë Iranin të shesë naftën e tij.

Kohë më parë, SHBA ka vendosur sanksione ndaj industrisë iraniane të naftës, për shkak të programit bërthamor të Iranit.

Ministria e Jashtme ruse, sipas RFE, në deklaratën e së hënës, ka thënë se masat e reja janë “shantazh i dukshëm” dhe “kontradiktore me ligjin ndërkombëtar”.

Ajo po ashtu ka thënë se “presioni i vazhdueshëm mbi Teheranin” minon unitetin në mes të gjashtë vendeve që bëjnë përpjekje të zgjidhin programin e kontestueshëm bërthamor të Iranit – Rusisë, SHBA-së, Kinës, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë – si dhe dëmton shanset për sukses. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov
 
 
Magazina
23:39 / 25.05.2013
Joana

Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë

Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.