Rusia “kërcënon” NATO-n

12:01 / 10.09.2012
Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme ruse tha të hënën se NATO nuk i ka mësuar leksionet nga ngjarjet e fundit në Kaukazin e Jugut.

Zyrtari i Ministrisë së Jashtme, Aleksandër Lukasevic me këtë koment reagoi ndaj deklaratës së sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Anders Fogh Rasmussen, gjatë një vizite më 6 shtator, në Tbilisi, në të cilën ai i tha Gjeorgjisë se “e ardhmja e Gjeorgjisë është në NATO”.

Lukasevic iu tha gazetarëve se “deklaratat e tilla tregojnë se NATO ende nuk i ka nxjerrë mësimet nga ngjarjet tragjike të vitit 2008 në Kaukazin Jugor" dhe vazhdon t’i dërgojë Tbilisit “sinjale inkurajuese”.

Lukasevic tha se Moska beson se deklaratat për anëtarësimin e mundshëm të Gjeorgjisë në NATO nuk do të forcojnë sigurinë rajonale dhe nxisin udhëheqësit e Gjeorgjisë, që të mos “e njohin realitetin politik të krijuar në rajon”, transmeton REL.

Pas luftës së shkurtër të vitit 2008 në mes të Rusisë dhe Gjeorgjisë, Moska njohu rajonet separatiste gjeorgjiane të Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
21:14 / 23.05.2013
Amanda Seyfried

Amanda Seyfried ndihet më atraktive me gjinjë të mëdhenj

Aktorja e njohur, Amanda Seyfried, mendon se gjinjtë e mëdhenj të bukur që ajo i ka pasur në adoleshencë e kanë bërë a...
Teknologji
11:15 / 23.05.2013
LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG ka shtuar edhe një model të ri të telefonit në linjën e saj të telefonave Android, përkatësisht modelin LG Optimus G...
Ekonomi
16:21 / 23.05.2013

Besim Beqaj zyrtarisht fillon punën në Ministrinë e Financave

Ministri i Financave Besim Beqaj, ka filluar zyrtarisht të enjten detyrën e Ministrit të Financave. Në takimin zyrtar me z...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.