Ryan premton kthesë në SHBA
Kandidati republikan për zëvendëspresident amerikan, Paul Ryan ka premtuar “kthesë” për Shtetet e Bashkuara, gjatë fjalimit të tij në konventën e partisë në Tampa të Floridës.Kongresmeni nga Viskonsini tha se i nominuari republikan për president, Mitt Romney, “nuk do tu shmanget çështjeve të vështira”.
Ryan është autor i planit të buxhetit të Shteteve të Bashkuara, sipas të cilit parashihen shkurtime të mëdha dhe programe sociale, transmeton “Evropa e Lirë”.
Ky fjalim u bë në kohën kur bashkëshortja e Mitt Romney dhe të tjerët, e akuzuan presidentin Barack Obama, se është i paaftë për t’i mbajtur premtimet e tij për ripërtëritjen e vitalitetit ekonomik dhe për reduktimin e papunësisë. /Telegrafi/