S’jemi gati për bisedime!

17:25 / 10.08.2012
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, ka deklaruar se bisedimet politike me Serbinë nuk duhet të nisin derisa institucionet e vendit të përgatiten për këtë proces. Ai po ashtu ka thënë se nëse veriut do t’i jepet një status special, e njëjta gjë duhet të ndodh në Luginën e Preshevës.

“Realisht konsideroj që faktori politik në Kosovë nuk është i përgatitur që të fillojë këto bisedime. Së pari, pasi nuk ekziston një frymë politike e gatishmërisë dhe e unifikuar në mes të subjekteve politike në Kosovë dhe nuk është bërë një projekt, një plan, se cilat tema dhe cilat çështje do të duhej që fillimisht të bisedoheshin. Dhe përfundimisht konsideroj se nuk është një frymë e debatit dhe kjo nënkupton një kohë më të gjatë të përgatitjes për këtë proces, natyrisht”, u shpreh Krasniqi në një intervistë për RTV21.

Kryeparlamentari Kasniqi thekson se në këtë proces duhet të përfshihen edhe partitë e tjera politike. “Është shumë më e arsyeshme që në këtë proces të ketë një përfshirje edhe të partive opozitare. Siç ka qenë gjatë gjithë këtyre viteve kur pozita dhe opozita kanë ndarë përgjegjësitë bashkë”, ka theksuar më tej Krasniqi

Kryeparlamentari thekson se askush deri më tash nuk ka kërkuar nga Kuvendi që të luajë rolin e tij në bisedimet politike. I pari i Kuvendit ka deklaruar se nëse veriut të Kosovës do t’i jepet një status special, e njëjta gjë duhet të ndodh me shqiptarët në Luginën e Preshevës. “Po e them edhe një herë, nëse kërkohet një autonomi për serbët e pjesës veriore të Kosovës ajo autonomi duhet t’u jepet edhe shqiptarëve të Luginës së Preshevës” , është shprehur Krasniqi. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Jakup Krasniqi
Jakup Krasniqi
 
 
Magazina
0:31 / 19.05.2013
Foto: Reuters

Danimarka fiton Eurovisionin

Përfaqësuesja e Danimarkës, Emmelie de Forest, me këngën “Only Teardrops”, ka triumfuar në natën finale të edicioni...
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.