S'ka koalicion me PDK-në!

16:25 / 23.07.2012
Ideja se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të futet në koalicion qeveritar me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) është një spekulim dhe nuk ka fare të bëj me realitetin, ka deklaruar Daut Haradinaj, deputet i AAK-së në Kuvendin e Kosovës.

Në rast të prishjes së koalicionit aktual qeverisës, Haradinaj ka thënë se në Kosovë duhet të mbahen zgjedhjet e jo të lidhen koalicione të tjera.
“Në rast se koalicioni ekzistues bie, përgjigje ndaj krizës eventuale institucionale nuk do të duhej të jenë koalicione të reja, por mbajtja e zgjedhjeve dhe vota e popullit, përkatësisht koalicione që dalin pas votimeve”, është shprehur Haradinaj për “InfoGlobin”.
Deklarata e Haradinjat vjen si përgjigje ndaj spekulimeve të ditëve të fundit në media, ku përflitet me të madhe mundësia e prishjes së koalicionit ekzistues, të dalë nga marrëveshja politike e lidhur pas zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura në dhjetor të vitit 2010.
Partneri kryesor i partisë në pushtet, PDK-së, kryetari i Aleancës për Kosovën e Re (AKR), Behgjet Pacolli, i cili është njëkohësisht edhe zëvendësi i kryeministrit aktual të Kosovës, Hashim Thaçit, ka kohë që nuk ka shkuar në zyrën e tij në qeveri, duke zhvendosur aktivitetet e tij prej zëvendëskryeministri në hapësirat e hotelit në të cilin ai është pronar. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Daut Haradinaj
Daut Haradinaj
 
 
Magazina
15:18 / 24.05.2013
Atifete Jahjaga

Presidentja feston 20-vjetorin e maturës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaba, është duke u bërë gati që të festojë 20-vjetorin e mbrëmjes s...
Teknologji
13:50 / 24.05.2013
Huawei të debutojë me Ascend P6

Huawei të debutojë me Ascend P6

Muajin e ardhshëm, saktësisht më 18 qershor, Huawei do të mbajnë një ngjarje të re mediale, në të cilën thuhet se do ...
Ekonomi
15:18 / 24.05.2013

Ministri Beqaj priti në takim ambasadorin austriak

Ministri i Financave Besim Beqaj, ka pritur në takim zyrtar ambasadorin e Republikës Federale të Austrisë në Prishtinë...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.