S’kam gabuar me Sadamin!

18:38 / 3.09.2012
Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, të hënën hodhi poshtë thirrjet nga Kryepeshkopi Desmond Tutu i Afrikës së Jugut se ai dhe ish-presidenti amerikan, George W. Bush, duhet të shkonin në gjyq për fillimin e luftës në Irak.

Blair lëshoi një reagim të ashpër, duke thënë se argumenti nuk është i ri dhe është provuar i gabuar. “Kam respekt për punën e Gjykatës Ndërkombëtre në Hagë, por kryepeshkopi nuk e ka të qartë veprimtarinë e saj”, tha Blair.

Ish-kryeministri britanik, kritikoi gjithashtu kryepeshkopin Tutu që tha se lufta për të hequr udhëheqësin irakian Sadam Husein nga pushteti ishte e gabuar.

“Sadam Hyseini kishte masakruar mijëra irakianë, dhe mjafton ky argument se ai duhej hequr nga pushteti”, tha Blair, duke thënë se “ka respekt të madh për punën e kryepeshkopit, por jo për komentet e tij lidhur me luftën në Irak”. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Tony Blair
Tony Blair
 
 
Magazina
21:10 / 20.05.2013
Miley Cyrus, Foto: Getty Images

Miley paralajmëron këngën rikthyese

Këngëtarja dhe aktorja, Miley Cyrus, ka pozuar me kostume banje për të paralajmëruar këngën që do ta kthejë në skenë...
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
18:10 / 20.05.2013

Ekspert Kosovar prezent në Balkan Venture Forum 2013

Pavarësisht se në listen e 36 kompanive të përzgjedhura që do të marrin pjesë në garën e veçantë në kuadër të ko...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.