Sakicë mbi gruan

8:44 / 31.08.2012
Burri ka sulmuar bashkëshorten e tij më sëpatë. Ajo është goditur rëndë në kokë dhe ka pesë ditë që ndodhet e shtrirë në Klinikën Intensive në QKUK. Rasti i çiftit rreth të dyzetave, që ka ndodhur në fshatin Fushticë të Epërme të Drenasit, pasqyron numrin në rritje të dhunës ndaj femrës. Rajoni i Prishtinës zë vendin e parë, pasuar nga Peja, Prizreni e Mitrovica.

Ajo po lufton për të jetuar. Këtë po e bën me ndihmën e mjekëve, pavarësisht plagëve të rënda që ka në trup nga goditjet me sëpatë.

Kjo grua rreth 40 vjeç (identiteti i njohur për redaksinë), dyshohet se është sulmuar brutalisht nga bashkëshorti i saj, shkruan “Express”.

Ajo tash ndodhet e shtrirë për mjekim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Gjendja e saj shëndetësore është mjaft e rëndë, kurse bashkëshorti ndodhet në paraburgim. Ngjarja e rëndë ka ndodhur të hënën e 26 gushtit në fshatin Fushticë të Epërme të komunës së Drenasit.

Sipas informacioneve që Express ka siguruar nga hetimet e para të policisë, dyshohet e në fillim çifti kishte pasur fjalosje të rëndë.

Ndonëse ata kishin vite të martuar, situata kishte eskaluar skajshmërisht.

Në nxehje e sipër, dyshohet se burri e ka marrë sëpatën dhe e ka goditur disa herë në trup bashkëshorten e tij, përfshirë edhe në kokë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
18:29 / 20.05.2013
Eneda Tarifa, Foto: FB

Eneda lind vajzë

Këngëtarja nga Shqipëria, Eneda Tarifa, të hënën ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
18:10 / 20.05.2013

Ekspert Kosovar prezent në Balkan Venture Forum 2013

Pavarësisht se në listen e 36 kompanive të përzgjedhura që do të marrin pjesë në garën e veçantë në kuadër të ko...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.