Samiti i NATO-s, kapen planifikuesit e një sulmi

11:37 / 20.05.2012
Tre persona janë akuzuar për komplot për të sulmuar selinë e fushatës së presidentit Barack Obama dhe për hedhjen e koktejeve të molotovit ndaj policisë, në prag të Samitit të NATO-s.

Policia këmbënguli se udhëheqësit e më shumë se 50 vendeve që do të takohen në samitin dyditor në Çikago, nuk kanë qenë drejtpërdrejt të kërcënuar, transmeton REL.

Në një seancë dëgjimore prokurorët thanë se tre të rinjtë e kanë përshkruar vetën si anarkistë, të cilët disa javë më parë ishin mburrur në lidhje me dëmin që do të shkaktonin në Çikago.

Meshkujt thuhet se kanë blerë karburant në një stacion gazi për bombat e improvizuara dhe e kanë derdhur atë në shishe të birrave para se të arrestoheshin nga policia.

Nëse shpallen fajtorë për të gjitha akuzat - konspiracion për kryerjen e terrorizmit, mbështetje materiale për terrorizëm, dhe posedimi të eksplozivit - ata mund të marrin deri në 85 vjet burg.

Ndryshe, Samiti dyditor i NATO-s hapet sot në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku liderët e aleancës 28 anëtarëshe do të diskutojnë se çfarë do të ndodhë pas tërheqjes së trupave ndërkombëtare nga Afganistani në vitin 2014. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.