Pacolli: Sao Tome, çështje e mbyllur; Dacici: Faleminderit Da Costa (E plotësuar)

19:28 / 11.01.2013

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli duket se nuk është shqetësuar shumë nga njoftimet se Sao Tome ka tërhequr njohjen për Kosovën.Sipas tij, kjo është një çështje e mbyllur.

“Njohja nga Sao Tome dhe Principe, ka ardhur nga institucionet demokratike dhe legjitime të këtij vendi. Kryeministri i këtij vendi, z.Trovoada, vitin e kaluar ka dërguar notën verbale, nëpërmjet të cilës shteti i tij, na informoi për njohjen. Njohja nga Sao Tome për ne është temë e mbyllur. Ne e kemi notën verbale që qeveria e këtij shteti ka marr vendim për njohjen e Kosovës. Dhe ne nuk komentojmë për gjendjen brenda këtij shteti”, ka deklaruar Pacolli,

Presidenti i shtetit Sao Tome dhe Principe, Manuel Pinto Da Costa, e ka pezulluar rezolutën e kryeministrit të kaluar të këtij shteti për të njohur Kosovë shtet të pavarur dhe sovran. Dhjetë muaj pas njohjes zyrtare, Da Costa ka vendosur veto në rezolutën e cila njeh Kosovën dhe Gjeorgjinë, raportoi KTV.

Më 17 mars, ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës kishte pranuar notën verbale të njohjes së Kosovës.

Në anën tjetër, Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, ia ka dërguar urime Gabriel Arcanjo Ferreira da Costas me rastin e zgjedhjes së tij në postin e kryeministrit të Republikës Demokratike të Sao Tome dhe Principes, shkruan "24sata".

“Në emër të Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe në emrin tim personal unë ua shprehi urimet e mia të sinqerta dhe më të mira për kryerjen e suksesshme të përgjegjësive tuaja. Unë përfitoj nga ky rast t’ju falënderoj për vendimin në vënien e vetos në vendimin për njohjen e pavarësisë së njëanshme të shpallur të Kosovës dhe Metohisë, të cilën e ka sjellë qeveria e mëparshme e Republikës Demokratike të Sao Tome dhe Principe”, tha Dacic. /Telegrafi/

 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.