Sao Tome tërheq njohjen për Kosovën?
Presidenti i shtetit Sao Tome dhe Principe, Manuel Pinto Da Costa, ka pezulluar rezolutën e kryeministrit të kaluar të këtij shteti për të njohur Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.Dhjetë muaj pas njohjes zyrtare, Da Costa ka vendosur veto në rezolutën e cila njeh Kosovën dhe Gjeorgjinë, raporton KTV-ja.
Më 17 mars, Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës kishte pranuar notën verbale të njohjes së Kosovës. /Telegrafi/