Sarandë, hidhet në erë një veturë
Një makinë është hedhur në erë në qytetin e Sarandës gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.
Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të një hoteli luksoz në Sarandë.
Sasia e lëndës plasëse që është vendosur në makinë e ka dëmtuar atë plotësisht, ndërkohë që nuk ka pasur dëmtime në njerëz.
Mjeti me targa TR 0202 M mësohet se është në pronësi të Ermir Durakut, transmeton BalkanWeb.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe për zbardhjen e plotë të saj. Shpërthimi ka ndodhur pas një kompleksi luksoz që ndodhet në rrugën Sarandë-Kanali i Çukës. /Telegrafi/