Sejdiu: Kosova, republikë qeveritare

23:48 / 28.12.2012

Dardan Sejdiu, anëtar i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, thotë se pesë vitet e fundit të Qeverisë Thaçi janë të njëjta, si në aspektin e degradimit të republikës, ashtu edhe të mirëqenies sociale.

“Më 2012 Republika e Kosovës, një republikë parlamentare u bë republikë qeveritare”, tha ai në emisionin “Interaktiv” të KTV-së. “Në aspektin e shtetit të së drejtës kemi degradim të theksuar. Këtu një skandal nuk e pret tjetrin, sepse ndodhë menjëherë tjetri i radhës”.

Sipas tij, Qeveria hap universitete jo për edukim, por për ulje të statistikave të papunësisë.

“Në statistika, rinjtë e regjistruar paraqiten si studentë, e jo si të papunë”, thotë ai.

Sejdiu Serbia e përdorë Kosovën për të projektuar progres dhe se rezultatet për të nuk janë të rëndësishme.

“Duke qëndruar Qeveria jonë në dialog, Serbia ec më shpejtë drejtë Evropës”, thotë ai. /Telegrafi/

 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.