Sejdiu, Mesic e Mojsiu “Qytetar Nderi” të Shëngjinit

13:17 / 30.07.2012
Ish presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, ai i Kroacisë, Stjepan Mesic dhe i Shqipërisë, Alferd Mojsiu, u shpallën “Qytetar Nderi” të komunës së Shëngjinit.

Titulli “Qytetar Nderi”, ish presidentëve Sejdiu, Mesic e Mojsiu iu nda nga kryetari i komunës së Shëngjinit, Salvador Kaçaj, me motivacionin për kontributin e dhënë në forcimin e miqësisë të popullit shqiptar, pasqyrimin dhe promovimin e vlerave të qytetit në arenën ndërkombëtare.

Me këtë rast, ish presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu tha se ndihet i nderuar për marrjen e çmimit “Mik i Qytetit”.

“Që në fillim dua të theksoj se nuk ishte aspak e rastësishme që Jul Cezari, në veprën "Lufta Civile" shquan Shëngjinin si porti Nymfeum. Ky port i bukurisë dhe nimfave mbijetoi duke sjellur që nga antikiteti të mira jo vetëm për banorët e këtushëm, por edhe për njerëzit e gjithë rajonit”, tha Sejdiu.

Ai theksoi se janë bërë hapa të rëndësishëm, sepse Shqipëria dhe Kosova, pavarësisht ndonjë pengese momentale, po ndërtojnë marrëdhënie vëllazërore, mbështetëse për njëra-tjetrën, aq të nevojshme për të arritur së bashku në cakun e përbashkët, në Bashkimin Evropian.

Para të pranishmëve, ish presidenti Sejdiu tha se edhe sot kur Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, duhet të punojmë shumë, duhet të çmojmë atë që bënë brezat e kaluar, duhet të respektojmë lirinë e secilit për të pasur mundësinë t’ua përcjellim lirinë tonë edhe brezave që vijnë.

“Republika e Kosovës fitoi lirinë duke u bërë shtet i pavarur dhe sovran dhe ky çmim u dedikohet edhe të gjithë atyre që mundësuan që sot të jemi këtu bashkërisht. Ky çmim më bën nder të veçantë se më jepet në vitin kur shënojmë 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Një Jubile kaq i rëndësishëm, duhet të na nxisë të gjithëve kudo që jemi, të punojmë më shumë, më ndershëm dhe më sinqerisht që portet tona dhe rrugët tona, në Shqipëri dhe në Kosovë, të mos mbyllen kurrë më, po të jenë të hapura dhe të lira përgjithmonë”, u shpreh Sejdiu. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:27 / 19.06.2013
Noizy

“Po Sikur”, bashkëpunim nga Zanfina dhe Noizy

Reperi nga Shqipëria, Noizy, duket se nuk e ka ndërmend të ndalet, pasi në kuadër të albumit të tij të ri, ai ka publik...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.