Sejdiu: Politika ndërhyri në gjyqësor

9:13 / 6.10.2012
Ish presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu edhe pse nuk jep emra, pranon se pati përpjekje që politikanët të ndërhynin në punën e gjykatave. Duke folur për drejtësinë në Kosovës, ai tha se sistemi i drejtësisë ka nevojë për reforma të thella.

Sejdiu në një intervistë për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se çdokush që ka bërë shkelje duhet të hetohet, pa marrë parasysh se kush është. Sipas tij, askush nuk duhet të jetë mbi ligjin.

“Mendoj se gjyqësori është një nga shtyllat më të rëndësishme dhe kryesore që mund të ketë një vend. Ajo që mund të nxjerrë nga pjesa e përvojës sime dhe konstatimeve që kam pasur që në fillim ka qenë thirrja ime që politika të mos përzihet asnjëherë në gjyqësor.... E di që ka pasur përpjekje për ndërhyrje nga politika”, ka thënë ndër të tjera Sejdiu. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Teknologji
13:49 / 20.05.2013
Rrjeti i biznesit Kozzer.com me mundësi të reja

Rrjeti i biznesit Kozzer.com me mundësi të reja

Portali i bizneseve kosovare Kozzer.com pas një rinovimi disa mujor, është kthyer me një pamje dhe brend të ri. Tani bizne...
Ekonomi
14:19 / 20.05.2013

Rruga e Kombi falimenton tragetet në liqenin e Komanit

Tragetet në liqenin e Komanit ka muaj që janë ankoruar në breg të liqenit, në Fierzë, për shkak të mungesës së udhë...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.