Selimi nuk do që AAK të bëhet aleate e PDK-së
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, nuk dëshiron që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), të futet në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës. Ai thotë që dy partitë nuk janë trashëgimtare të vetme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Selimi nuk dëshiron që shokët e tij nga AAK-ja të bëjnë gabim. Ai nuk donë që ata t’i bashkohen Partisë së Hashim Thaçit, pasi sipas tij, ata do të humbnin keq.
“Nëse e bën Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës këtë gabim, atëherë ky gabim do të jetë i dyfishtë për ta”, thotë Selimi për Klan Kosovën, transmeton Koha.
Selimi thotë se AAK-ja pushtetin duhet ta kërkojë në një mënyrë tjetër, e jo nga Thaçi. “Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të duhej ta kërkonte pushtetin nga qytetarët, e jo nga qeveritarët, por sidoqoftë unë po i jap vetës atë të drejtë që të besojë se AAK-ja, nuk do ta bëjë këtë gabim shumë të madh edhe për vendin, por edhe për subjektin e tyre politik”, ka thënë Selimi. /Telegrafi/