Selimi thotë se për korrupsionin në Kosovë, fajtor qytetarët

10:46 / 2.05.2013

Mungesën e rezultateve në luftën ndaj korrupsionit, ambasadori i Kosovës në Tiranë, Sylejman Selimi, ia ka atribuuar më shumë qytetarëve, pasi, sipas tij, ata nuk e denoncojnë këtë dukuri.

“I gjithë Ballkani e vuan këtë pjesë. Kosova më shumë, si një shtet i ri, por Qeveria ka mekanizma përmes të cilave e lufton.

Korrupsioni duhet të denoncohet nga vetë qytetarët, pasi tregon një degradim të shoqërisë, është kanceri i të gjitha zhvillimeve ekonomike. Një rol të madh kanë luajtur edhe organizatat joqeveritare. Duke ndëshkuar persona të akuzuar për korrupsion do t’i vihet fre këtij fenomeni”, ka thënë Selimi në një paraqitje për RTV Ora News.

Ai ka folur lidhur me tezën shumë të diskutuar të bashkimit mes Kosovës dhe Shqipërisë, transmeton “Koha Ditore”.

Selimi ka vlerësuar se bashkimi është një ëndërr e shqiptarëve, por siç ka thënë ai ne jemi deklaruar që Kosova është shtet dhe do të punojmë ta bëjmë shtet të fuqishëm.

“Rruga më e mirë është bashkimi i dy vendeve në BE, por nuk e përjashtoj në një moment më të largët ku përmes mekanizmave ndërkombëtarë mund të shkohet edhe në bashkim kombëtar. Ndoshta retorika për bashkimin kombëtar ishin në kuadër të 100 vjetorit, bashkimi nuk bëhet me fjalë, por me vepra”, tha ai. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.