Senati: John Kerry, sekretar i Shtetit

21:10 / 30.01.2013
Senati Amerikan konfirmoi mbrëmjen e së martës emërimin e senatorit John Kerry në postin e Sekretarit të Shtetit, pak orë pasi kandidatura e tij ishte miratuar nga Komisioni për Marrëdhëniet me Jashtë.

Kerry, 67-vjeçar, nuk hasi praktikisht në asnjë lloj rezistence, sepse koleget e të dyja krahëve nuk patën veçse fjalë të mira për shërbimin e tij 28-vjeçar në Senat dhe eksperiencën e madhe në çështjet ndërkombëtare.

"E admirojmë punën që ka bërë deri tani. Jemi te entuziazmuar nga fakti që ai do të jetë sekretari ynë i shtetit dhe mendoj se për John Kerry-n, ditë edhe më të mira do të vijnë", tha Chuck Schumer, senator demokrat, transmeton TCH.

"Pasioni me te cilin e kryen punën e tij në të mirë të këtij kombi, ndjenja e thellë e patriotizmit, angazhimi për vlerat e Amerikës, janë të gjitha të faktuara. Më vjen keq që do ta humbasim këtu në senat si koleg, por them se askush tjetër nuk do t'i shërbente më mirë këtij vendi si sekretar shteti", tha senatori demokrat Dick Durbin.

"E konsideroj mjaft pozitiv faktin që një detyrë e tillë do t'i besohet një njeriu si senatori Kerry, i cili është marrë gjithë jetën me këto çështje dhe kupton problematikën institucionale e sfondin historik që na afrojnë apo na ndajnë me vendet e tjera", tha Robert Corker, senator republikan.

Miratimi u bë me 94 vota pro e vetëm tre kundër. Kerry është veteran i luftës së Vietnamit; senator i shtetit Masachustes që prej vitit 1985, kryetar i Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë, dhe ish-kandidat presidencial në zgjedhjet e vitit 2004. Presidenti Barak Obama e emëroi muajin që shkoi për të zëvendësuar Hillary Clintonin në krye të Departamentit të Shtetit.

Vetë Kerry u shpreh gjatë seancës dëgjimore se Amerika duhet të vendos rregull në politikat fiskale për të vazhduar të mbetet lider në botë, dhe se më shumë se kurrë, tani politika e jashtme është politikë ekonomike. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
0:31 / 19.05.2013
Foto: Reuters

Danimarka fiton Eurovisionin

Përfaqësuesja e Danimarkës, Emmelie de Forest, me këngën “Only Teardrops”, ka triumfuar në natën finale të edicioni...
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.