Serbët e Kosovës me peticion për anulimin e marrëveshjeve
Përfaqësuesit e tri shoqatave të serbëve të Kosovës,të enjten në Beograd do t’ia dorëzojnë presidentit të Serbisë, Tomislav Nikolic, dhe mandatarit për formimin e qeverisë, Ivica Dacic, peticionin me 27 mijë nënshkrime, me të cilin kërkohet anulimi i marrëveshjeve të arritura në Bruksel ndërmjet Beogradit e Prishtinës.Njëra nga organizatorët e nënshkrimit të peticionit, Vladimir Rakic, ka thënë se kërkesa për anulimin e marrëveshjeve do t’i dorëzohet edhe kryetarit të Kuvendit të Serbisë, Nebojsa Stefanovic, raporton agjencia serbe e lajmeve Beta.
Tri shoqatat e serbëve të Kosovës, të cilat kanë mbledhur nënshkrime vetëm në Kosovë, konsiderojnë se marrëveshjet e arritura në Bruksel janë antikushtetuese dhe në dëm të serbëve të Kosovës dhe të Republikës së Serbisë. /Telegrafi/