Serbët bllokojnë rrugët në veri

10:30 / 3.07.2012
(E plotësuar) Serbët e veriut të Kosovës janë grumbulluar sot në disa lokacione dhe kanë bllokuar rrugët. Në këtë mënyrë ata duan të japin mesazhin se nuk dëshirojnë të integrohen në shoqërinë kosovare dhe se nuk pranojnë insitutucionet e Kosovës. Protestën e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, sipas së cilës, ajo ka përfunduar pa incidente.

Sipas mediave serbe sot në orën 9.00 serbët kanë bllokuar të gjitha rrugët kryesore në Zveçan, në veri të Mitrovicës, Zubin Potok dhe Leposaviq, duke bërë të ditur se bllokada do të zgjasë më së paku në orë.

Përveç që kanë bllokuar shumë rrugë në veri të vendit, rreth orës 9.00 serbët janë grumbulluar tek ura kryesore në Ibër, në veri të Mitrovicës, kurse në qytet kanë bllokuar disa rrugë, raporton Blic.

Ndërsa B92 citon të ashtuquajturin kryeshef të Qarkut të Mitrovicës, Radenko Nedelkovic, të ketë thënë se serbët me këtë protestë në veri të Kosovës duan t’i dërgojnë mesazh bashkësisë ndërkombëtare dhe Prishtinës se nuk i duan institucionet e Kosovës.

“Populli që ka dalë në temperatura më të larta se 30 gradë është i vendosur, unik dhe i armatosur me durim e urti dhe do të qëndrojmë deri në fund”, citohet të ketë thënë Nedelkovici.

Protestën e serbëve e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, përmes një komunikate.

Protesta e paparalajmëruar e grupeve të qytetarëve në formë bllokade në rrugë është regjistruar sot në orët e mëngjesit në katër zonat e përgjegjësisë të rajonit të Mitrovicës, përkatësisht në veri të Mitrovicës, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq, thuhet në komunikatë.

Grupe të qytetarëve prej rreth 100 persona, konsiderohet të kenë qenë të tubuar me qëllim të bllokimit të rrugëve kryesore për qarkullim në këto zona, si shenjë proteste kundër shtrirjes së institucioneve të Republikës së Kosovës, si dhe ndaj vendimit për heqjen e mbikëqyrjes së pavarësisë.

Kjo formë e protestës, bllokadës së rrugës, ka zgjatur rreth dy orë ndërsa gjatë kësaj kohe, qarkullimi në rrugët magjistrale konsiderohet të ketë qenë i bllokuar.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës ishin prezent në të gjitha vendet e ngjarjes për të monitoruar veprimet gjatë kësaj proteste.

Veç bllokimit të rrugës nuk është regjistruar ndonjë incident tjetër.

Vlen të theksohet se veç prezencës fizike të personave në formë të bllokadës, nuk ka pasur tentativa për vendosje të pengesave tjera fizike në rrugë.

Rreth orës 10:30 min, të gjitha rrugët janë liruar për qarkullim ndërsa protestuesit janë shpërndarë të qetë, thuhet në komunikatën e Policisë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto arkivi
Foto arkivi
 
 
Magazina
16:07 / 19.05.2013
Geti dhe Bleona Qereti

“Po T’shoh Përmas”, lansohet videoklipi i jashtëzakonshëm

Një prej hip hop grupeve më të suksesshme shqiptare, Tingulli 3nt, ka publikuar projektin e ri, këngën me videoklip të ti...
Teknologji
9:11 / 19.05.2013
Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Bordi ekzekutiv i motorit të madh të kërkimit në internet, Yahoo do të takohet sot për të votuar ose jo blerjen mikro-bl...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.