Serbët e Preshevës: Në frikë!?

0:54 / 21.01.2013

"Më falni, po nxitoj”, ka thënë i frikësuar një serb i Preshevës i cili është kontaktuar me telefon për të përshkruar atmosferën në qytet pas largimit të monumentit të UÇPMB-së. "Gjithë ditën s’kam dal nga shtëpia. Asgjë nuk di, asgjë mos më pyesni”, ka thënë ai për 24sata.rs. “Ka drejtësi”, ka shtuar ai.

“E mbajmë gurin e frikës në zemër këto ditë. Kemi menduar se askush nuk do ta heq (monumentin - v.j.). Dhe ja, erdhën në mëngjes, e morën, kështu që jemi qetë në shpirtë. Megjithatë ky është qytet serb”, ka thënë ai me një ton më të zëshëm dhe më të fortë se kur e ka ngritur dëgjuesen.

“Na luti të mos ia përmendim emrin, për shkak të fqinjëve shqiptar”, shkruan portali serb.

Në një reagim gazetarët hasin edhe në telefonatat e ardhshme. Portali serb shkruan se serbët nuk duan ta komentojnë situatën dhe se ata që pranuan të flasin e bënë këtë me kujdes.

“Këtu është një pasdite e zakonshme e së dielës. Me shqiptarët vërtetë mirë e çojmë, ata janë fqinjët tanë dhe nga bisedimet me ta kemi përfunduar se nuk do të bëjnë probleme pas heqjes së monumentit”, tha Sonja Petrovic nga Presheva.

Fqinji i saj që dëshiroi të mbetet anonim ka thënë se e vetmja gjë që ai dhe familja e tij duan është që ditën tjetër ta presin të gjallë e shëndoshë dhe se këto ditë do të dalin më rrallë nga shtëpia. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.