Serbët formojnë Partinë Socialdemokrate të Kosovës

21:53 / 1.07.2013

Anëtarët e pakënaqur të Parisë Demokratike Serbe të Kosovës, në krye me nënkryetaren e kësaj partie, Katarina Ajdancic kanë paralajmëruar sot se do të formojnë një parti të re politike, të cilën do ta emërtojnë Partia Socialdemokrate e Kosovës.

Ajdancic ka thënë se partia e re ë është në formim dhe do të merr pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale në Kosovë, të cilat do të mbahen në vjeshtën e këtij viti.

Siç transmeton Blic ajo ka thënë se është e pakënaqur me mënyrën se si e ka udhëhequr Partinë Demokratike Serbe të Kosovës, kryetari i saj Sasa Gjokic dhe për këtë shkak do ta braktisë atë.

Ajdancic ka thënë se do të jep dorëheqje nga funksioni i nënkryetares së Partisë Demokratike Serbe të Kosovës dhe pastaj do të bëjë kërkesë në Komisionin Qendror Zgjedhor të Kosovës për regjistrimin e partisë politike me emrin Partia Socialdemokrate e Kosovës.

“Serbët nga Plemetini, Prilluzha dhe fshatrat e tjera të komunave të Obiliqit dhe Vushtrrisë dëshirojnë kuadrat ë reja të pa komprometuara dhe me ide të reja”, ka thënë Ajdancic.

Selia e Partisë Socialdemokrate të Kosovës do të jetë në Plemetin të Obiliqit. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.