Serbët paraqiten rrejshëm si viktima të një sulmi

14:11 / 2.08.2012
Në orët e sotme të mëngjesit, një çift serb në Grapcë të Klinës kanë lajmëruar policinë për gjoja të shtëna me armë në drejtim të shtëpisë së tyre dhe sulm me gurë në xhamat e shtëpisë, por policia ka vërejtur mospërputhje në deklaratat e tyre si dhe mungesë të dëshmive në vendngjarje.

Policia e Pejës njofton se stacioni policor në Klinë, sot rreth orës 01:30, është njoftuar se në fshatin Grapcë komuna e Klinës ka të shtëna armësh dhe të plagosur. Policia në vendngjarje kanë kontaktuar viktimën e rastit Rados Magic (1947) dhe gruan e tij si dëshmitare e rastit, Radomirka Magic.

“Sipas deklarimeve të para verbale, si viktima ashtu edhe dëshmitarja, janë deklaruar se ata kishin vërejtur një automjet afër shtëpisë se tyre prej të cilit kishin zbritur tre persona me rroba të zeza dhe pastaj njeri prej tyre kishte shkrepur një here me armë zjarri-revole në drejtim të dritares së shtëpisë së tyre, ndërsa personi tjetër kishte gjuajtur me një guri, me te cilin duke e thyer xhamin e dritares e kishte lënduar viktimën”, thuhet në një njoftim të policisë.

Më pas, rreth orës 03:45, Njësiti i Hetimeve ka ndërmarrë veprimet operativo-hetimore lidhur më rastin ne vendngjarje. Hetuesit kanë takuar disa prej banorëve të fshatit dhe asnjëri nga ata nuk kishte dëgjuar ndonjë krismë te armëve të zjarrit, apo të kishin vërejtur ndonjë automjet, transmeton KP.

“Po ashtu edhe dëshmitarja Radomirka Magic, gjatë dëshmisë së saj ka ndërruar rrëfimin për rastin. Më vonë, gjatë marrjes së deklaratave me shkrim, viktima dhe dëshmitarja kanë deklaruar dhe ndërruar rrëfimin duke qartësuar se ata nuk kishin vërejtur asnjë automjet, por kishte pasur një gjuajtje me armë. Po ashtu, dëshmitarja ka ndërruar tregimin e saj, tani duke thënë se edhe pse natë-terr ajo kishte mundur të vërej se njëri nga personat e dyshuar ka pasur këmishë të bardhë, ndërsa dy të tjerët rroba të zeza apo hiri”, thuhet më tej në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, nga këqyrja e vendin të ngjarjes, nuk është gjetur asnjë gëzhojë, predhë apo dëmtim i shtëpisë nga arma e zjarrit. Ndërsa, viktimës së rastit i është dhënë i gjithë tretmani i duhur konform Ligjit Procedurës Penale dhe Parimeve dhe procedurave policore. /Telegrafi/

 


 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
12:57 / 22.05.2013
Genta Ismajli

Genta fton “ta pastrojmë Kosovën”

Genta Ismajli i është bashkuar fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”, një fushatë e nisur për të mobilizuar të gjithë ...
Teknologji
11:12 / 22.05.2013
IBM të lansojë Watson, rivalin e rrezikshëm të Siri dhe Google Now

IBM të lansojë Watson, rivalin e rrezikshëm të Siri dhe Google Now

Verën e kaluar, prodhuesi i famshëm i pajisjeve elektronike, IBM pati folur për ri-fokusim të kompjuterit të saj inteligje...
Ekonomi
14:07 / 22.05.2013

Të ndryshohen politikat ekonomike të Bosnjës ndaj Kosovës

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, është takuar me ministrin e Industrisë, Tregtisë dhe Ener...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.