Serbët, pro statusit special në Kosovën e pavarur
I ashtuquajturi kryetar i komunës në veri të Mitrovicës, Krstimir Pantic, është shprehur pro statusit special për veriun, në kuadër të Republikës së Kosovës.“Meqë shpesh herë po përmendet statusi special dhe se ndarja e Kosovës është e pamundur, ne kemi ardhur në përfundim se një gjë e tillë mund të jetë e pranueshme në kuadër të Kosovës së pavarur”, ka thënë Pantic, duke iu adresuar mediave serbe në veri të Kosovës, transmeton Koha.net.
Sipas tij, rreth çështjes së statusit special ishte dashur të japë më shumë hollësi sekretari në të ashtuquajturën Ministri për Kosovën, Oliver Ivanovic, i cili “ka tentuar t’i bindë serbët që ta shtyjnë referendumin për në vjeshtë”. /Telegrafi/