Serbi përpiqet të ikë – rrezikohet polici i Kosovës
Një serb, shtetas i Kosovës, ka rrezikuar jetën e një polici duke mos përkrahur urdhrat e Policisë dhe ka marrë arratinë kur i është kërkuar të ndalet për kontroll.“Deri sa njësia patrulluese ishte duke patrulluar, kishte urdhëruar që të ndalet një veturë pa targa të cilën e drejtonte i dyshuari K/Serb. I dyshuari nuk kishte përfillur urdhrin e zyrtareve policorë dhe ka vazhduar me shpejtësi të madhe lëvizjen duke vënë në rrezik një zyrtar tjetër policor”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, ndërsa transmeton Indeksonline.
Pas pak, njësitë policore kanë arritur të ndalojnë veturën dhe e kanë arrestuar të dyshuarin tek i cili nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Policia njofton se i dyshuari në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/