Serbia do ta njohë Kosovën

19:05 / 16.03.2013
Shefi i Komitetit të Politikës së Jashtme të Parlamentit të Gjermanisë, Ruprecht Polenz, tha të shtunën se Bashkimi Evropian duhet së pari të zgjidhë çështjen e mbijetesës së eurozonës, në mënyrë që të jetë në gjendje të pranojë shtetet e reja anëtare.

Ai ka thënë po ashtu se “nëse Serbia në fund nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, nuk do të mund të bëhet anëtare e BE-së”.

Në Forumin ballkanik, i cili në Bruksel ka mbledhur figura të njohura politike nga Evropa dhe SHBA-të, Poenz ka thënë se Serbia momentalisht nuk do ta bëjë këtë (njohje), duke shtuar se bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit kanë nisur që t’i mundësohen Serbisë negociatat me BE-në.

Polenz ka theksuar se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor mund të bëhen anëtare të BE-së, nëse ata plotësojnë të gjitha kushtet: pajtohen me njëri-tjetrin dhe i bëjnë reformat e nevojshme. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Ruprecht Polenz
Ruprecht Polenz
 
 
Magazina
23:39 / 25.05.2013
Joana

Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë

Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.