Serbia do të përpiqet ta ndryshojë marrëveshjen për kufijtë
Shefi i ekipit negociator të Beogradit për bisedime me Prishtinën, Dejan Pavicevic ka deklaruar të hënën se me këmbimin e letrave me Komisionin Evropian, Serbia ka konfirmuar se pranon marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufijve (IBM)."Në përputhje me atë që është marrë vesh kryenegociatori paraprak Borislav Stefanovic, i kam dërguar letër përfaqësueses së Lartë të BE-së, Catherine Ashton në të cilën kam konfirmuar se Qeveria e Serbisë e pranon protokollin teknik për menaxhimin e integruar të kufirit të cilin e kishte parafuar negociatori paraprak në emër të Qeverisë”, ka deklaruar kryenegociatori i ri serb për agjencinë Tanjug, raporton Koha.
Ai ka shtuar se implementimi do të fillojë menjëherë me formimin grupeve të punës. "Përmes grupeve të punës do të përpiqemi që disa zgjidhje t’i ndryshojmë, t’i përmirësojmë dhe t’i bëjmë më pak problematike, përkatësisht më të pranueshme për Serbinë”, ka thënë Pavicivic. /Telegrafi/