Serbia drejt referendumit “Kosova ose Evropa”

12:08 / 18.09.2012
Serbia do të vendosë për politikën e mëtejme rreth Kosovës pas mbledhjes së Asamblesë të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Nëse Brukseli këmbëngul për njohjen e pavarësisë së Kosovës, qytetarët do të vendosin “Kosova ose Evropa”, shkruajnë mediat serbe.

Duke u thirrur në burime të saj në Presidencë, gazeta serbe “Vecernje Novosti” thotë se kreu shtetëror është i vetëdijshëm se politika “edhe Kosova, edhe Bashkimi Evropian” është ndeshur për muri, pas kërkesave të Gjermanisë që Serbia të vendosë marrëdhënie të mira ndërfqinjësore me Kosovën.

Nëse vihet kusht i hapur që Serbia faktikisht ta njohë Kosovën për të vazhduar integrimin në BE, nuk përjashtohet mundësia që në Serbi të mbahet referendumi me pyetjen: Kosova ose Evropa, shkruan gazeta “Vecernje Novosti”.

Ditë më parë, zyrtarë gjermanë kanë thënë se Beogradi duhet të nënshkruajë një kontratë me Prishtinën, për të siguruar marrëdhëniet e mira fqinjësore. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
16:21 / 23.05.2013
Geti dhe Bleona Qereti

“Po T’Shoh Përmas”, këngë e rekordeve

Kënga e lansuar të dielën nga hip hop grupi Tingulli 3nt, “Po T’Shoh Përmas”, ka arritur që në orët e para të lan...
Teknologji
11:15 / 23.05.2013
LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG ka shtuar edhe një model të ri të telefonit në linjën e saj të telefonave Android, përkatësisht modelin LG Optimus G...
Ekonomi
16:21 / 23.05.2013

Besim Beqaj zyrtarisht fillon punën në Ministrinë e Financave

Ministri i Financave Besim Beqaj, ka filluar zyrtarisht të enjten detyrën e Ministrit të Financave. Në takimin zyrtar me z...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.