Serbia i ka ditur kushtet, porse bëhet sikur nuk i di!

19:28 / 18.09.2012
Politikani gjerman Andreas Schockenhoff ka përseritur se partia e tij, CDU, e cila aktualisht është në pushtet, nuk pret që Serbia ta njohë Kosovën para mbarimit të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por të arrijë një marrëveshje me të cilën do të rregullohej bashkëpunimi ndërfqinjësor deri në momentin e anëtarësimit.

Ashtu si një javë më parë, Schockenhoff i ka thënë agjencisë serbe të lajmeve Beta, se nuk ka thënë asgjë, që nuk është ditur më parë nga bashkëbiseduesit në Beograd.

“Të njëjtën porosi ua kemi dhënë edhe qeverisë së kaluar, sikurse edhe parlamentit të atëhershëm. Ajo që është e rëndësishme dhe e qartë, është që vendimin për nisjen e dialogut për anëtarësim në BE e sjell Këshilli i Ministrave të BE-se dhe këtë njëzëri, ndërsa Gjermania lidhet me vendimin e Bundestagut. Prandaj, nuk është vendimtare çka propozon BE-ja, por, për këtë duhet të pajtohet edhe Bundestagu”.

Schockenhoff ka theksuar se partia e tij në Parlamentin e Gjermanisë do të insistojë që Gjermania të marrë qëndrim, që Beogradi të nënshkruajë një kontratë obliguese me Prishtinën, për vendosjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Kushtet që Gjermania ia shtron Serbisë janë:

1. Deri në marrjen vendimit mbi fillimin e negociatave, Serbia duhet ta për mbush Planin e aksionit i cili në fillimit të vitit 2011 e ka lidhur me Komisionin Evropian.

2. Ndriçimi i sulmit në ambasadën gjermane në Beograd, në shkurt të vitit 2008, kur Gjermania e ka njohur pavarësinë e Kosovës, si dhe ndjekjen e dënimin e autorëve.

3. Edhe pse Serbia gjatë viteve të shkuara ka ndërmarrë hapa të dukshëm për tejkalimin e të kaluarës, nevojitet përparim i mëtejmë. Hap mbrapa është deklarata “se në Srebrenicë nuk ka pasur gjenocid”. Bundestagu pret sinjale të qarta në drejtim të vazhdimit të pajtimit në rajon.

4. Para marrjes së vendimit në Parlamentin gjerman për nisjen e negociatave me Serbinë, pritet realizimi i plotë i rezultateve të deritashme në procesin e dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës dhe ujdia për vazhdimin e dialogut jashtë temave tani më të parashikuara, sikurse janë energjetika dhe telekomunikacioni. Në këtë rrafsh duhet të arrihet përparim i prekshëm lidhur me zgjidhjet e çështjeve ende të hapura bilaterale me Kosovën.

5. Si e qenësishme është pritja që ka të bëj me strukturat paralele serbe në veri të Kosovës. Bundestagu pret në vazhdimësi fillimin e heqjes së strukturave paralele në aparatin e sigurisë e të administratës si dhe të financimin e tyre.

6. Beogradi duhet edhe më shumë ta përdorë ndikimin e vet dhe të ndikojë në vazhdimësi tek serbët në veri të Kosovës që aktivisht të bashkëpunojnë me EULEX-in dhe KFOR-in.

7. Me përafrimin e anëtarësisë nuk guxon të barten konfliktet e pazgjidhura në BE. Serbia para negociatave lypset të tregojë vullnet evident se është e gatshme të arrijë normalizimin juridikisht obligues të raporteve me Kosovën me perspektivën se të dy anëtaret me të drejta të barabarta në kuptimin e traktatit të BE, mund t’i realizojnë të drejtat dhe detyrimet e veta pavarësisht nga njëra tjetra dhe bashkërisht. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Andreas Schockenhoff
Andreas Schockenhoff
 
 
Magazina
9:55 / 22.05.2013
Rumer Willis

Rumer Willis me rol të ri televiziv

Karriera si aktore e Rumer Willis ka marrë një shtytje të re pasi ajo ka fituar një rol në dramën televizive për të rin...
Teknologji
0:14 / 22.05.2013
Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Të gjithë e dinë se aksionet e Apple janë duke teposhtëzen gjatë disa muajve të fundit, por a është kjo rënie duke nd...
Ekonomi
9:27 / 22.05.2013

Lufta kundër evazionit fiskal, prioritet emergjent i BE-së

Presidenti i Bashkimit Europian (BE), Herman Van Rompuy deklaroi se lufta kundër evazionit fiskal ishte një prioritet emergje...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.