Serbia ka ndërprerë pagesat për pjesëtarët e MUP-it në veri

20:29 / 22.06.2013

Takimi i dy ditëve më parë ndërmjet kryeministrit Hashim Thaçi dhe atij serb Ivica Dacic, vlerësohet të ketë qenë më produktivi, pasi palët kanë qartësuar në detaje shumë çështje që ndërlidhen me zbatimin e marrëveshjes së 19 prillit.

Zyrtarë të qeverisë së Kosovës kanë konfirmuar për televizionin publik se në takim kryeministri serb Ivica Dacic ka paraqitur dëshmi konkrete që tregojnë se Serbia tashmë i ka ndërprerë pagesat për pjesëtarët e MUP-it që deri tani kanë vepruar në veri.

Po ashtu, janë paraqitur dëshmi për mbylljen e objekteve të strukturave serbe të sigurisë. Ndërkohë, pala kosovare dhe ajo serbe së bashku kanë rënë dakord edhe për projektligjin për amnisti, në mënyrë që banorët e veriut të mund të votojnë në zgjedhjet lokale të Kosovës me dokumente të Serbisë.

E sa u përket çështjeve për policinë, është rënë dakord që komandanti i policisë për katër stacionet në veri të vendit të emërohet gjatë javës së ardhshme në përputhje me marrëveshjen.

Për çështje të tjera që mbeten të hapura kryeministrat e dy vendeve do të takohen më 8 korrik. /Telegrafi/


 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.