Serbia ka vjedhur projektin Danub – Preshevë – Selanik

19:08 / 12.07.2012
Moska në bashkëpunim me Beogradin kanë vjedhur dhe kopjuar planin e vjetër amerikan për ndërtimin e kanalit ujor në Luginën e Preshevës për të lidhur Serbinë përmes rrugës ujore me portin e Selanikut.

Kjo projekt viteve të fundit është lansuar nga politikanët serb, ndërsa presidenti i sapozgjedhur Tomislav Nikolic ka qenë një nga proklamuesit më të zëshëm. Nikolic kishte propaganduar se do të sigurojë nga Moska mbi 100 miliardë euro për realizimin dhe konstruktimin e kësaj rruge ujore për lidhjen e Serbisë me detin Egje, raporton Ina.

Dokumentet historike që janë zbuluar në arkivat amerikane dëshmojnë se Kanali ujor Danub - Deti Egje, përmes Luginës së Preshevës, duke trasuar rrugën ujore përmes lumenjve Moravë dhe Vardar në Maqedoni, është ide dhe propozim amerikan që daton saktësisht prej ditës së 7 korrikut të 1909.

Projekti për herë të parë është shpallur nga konsulli amerikan në Konstantinopojë, i cili kishte shkruar për idenë dhe kishte raportuar nga terreni, saktësisht nga Lugina e Preshevës dhe Shkupi, ku kishte udhëtuar për vizitë zyrtare. Tërë projekti ishte ideuar dhe projektuar Association of Civil Enginners of New Jersey me 1920.

Qeveria serbe dhe ajo ruse mbi një shekull kishin tentuar të humbin orgjinalitetin e këtij propozimi duke e paraqitur gjatë viteve si propozim të tyre. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
9:28 / 24.05.2013
Leona Lewis

Leona Lewis i interesuar në astrologji

Këngëtarja britanike, Leona Lewis, fascinohej nga astrologjia kur ajo ishte e re dhe gjithmonë ëndërroi që të shkonte n...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
9:29 / 24.05.2013

Bie niveli i papunësisë në SHBA

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), numri i personave që kanë bërë kërkesë për asistencën e papunësisë u pa...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.