Serbia me listë të dyshuarish të UÇK-së

11:16 / 20.06.2012
Serbia disponon me një listë të të dyshuarve, ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) në Maqedoni. Këta persona evidentohen si persona të dyshimtë dhe të rrezikshëm për stabilitetin e Serbisë dhe rajonit. Lajmi konfirmohet nga ish-pjesëtarë të UÇK-së që së fundi janë gjetur si të dyshuar dhe shumëkërkuar nga autoritetet serbe.

Alarmi rreth kësaj u dha vetëm disa javë më parë kur ish-komandanti i UÇK-së, Xhezair Shaqiri i njohur si ish-komandant Hoxha u përmend nga media serbe si person i rrezikshëm dhe pjesëmarrës në sulmin e një poste kufitare në Dobrosin.

Në listën e personave të përmendur si i dyshuar është edhe Eljasa Sherifi, i njohur si ish-komandant Arusha nga Presheva, pjesëmarrës në tri luftërat e fundit çlirimtare të shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni dhe Luginë të Preshevës.

Ish-pjesëtarët e UÇK-së kanë thënë se dyshimet janë se emrat e tyre përmes Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë janë dërguar në adresë të Ministrisë së Brendshme të Serbisë.

"Këto janë shpifje të mirënjohura të qarqeve dhe shërbimeve sllave që janë në koordinim me Shkupin dhe Beogradin. Kjo është e qartë, por publikisht ju bëj me dije se të gjithë ato akuza janë skenarë të mirëfillta që tashmë janë të lexuara, vetëm e vetëm për të na sulmuar neve si pjesëtarë të denjë dhe të pastër të emblemës së UÇK-së”, ka theksuar Xhezair Shaqiri, i cili ka përfituar statusin e azilit në një nga vendet e BE-së, shkruan INA.

Ai dhe bashkëluftëtarët e tij apelojnë që të zgjidhet kjo çështje dhe të intervenohet nga bashkësia ndërkombëtare, pasi që shumica e ish-pjesëtarëve të UÇK-së që janë me status azili jashtë vendit, janë përmendur së fundi lidhur me një sulm ndaj një poste policie në Dobrosin në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
10:31 / 19.06.2013
Katy Perry

Perry: Rusell më la përmes SMS-it

Katy Perry ka zbuluar se Russell Brand i kishte dërguar asaj një mesazh në telefon për t’i treguar se dëshiron të divor...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
9:31 / 19.06.2013

Prodhimet vendore, konkurrente me ato të rajonit dhe BE-së

Siguria dhe cilësia e ushqimeve të prodhuara në Kosovë, nuk është prapa prodhimeve të rajonit dhe vendeve të BE-së. Ek...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.